Ndërlidhjet

FBI fajson Korenë e Veriut për sulmet kibernetike


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Korenë e Veriut për një sulm kibernetik ndaj kompanisë së Hollivudit, Sony Pictures.

Byroja Feredale e Hetimeve (FBI), përmes një deklarate të lëshuar, ka thënë se mjetet e përdorura në sulm, janë të ngjashme me ato të mëhershme që i ka përdorur Koreja e Veriut.

FBI ka bërë me dije se ka prova të mjaftueshme për të ardhur në përfundim se Koreja e Veriut qëndron prapa sulmeve ndaj Sony Pictures.

“Veprimet e Koresë së Veriut ishin të destinuara për ta shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ndaj një biznesi në SHBA dhe për ta shkelur të drejtën e qytetarëve amerikanë që ta paraqesin vetën e tyre”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga FBI.

Në muajin nëntor, sulmi i hakerëve ka gjymtuar kompjuterët e Sony-t dhe ka bërë që shumë skenarë të filmave të rinj dhe të dhëna personale të punëtorëve të rrjedhin online.

Sony ka njoftuar se e ka anuluar publikimin e filmit “The Interview”, një komedi për liderin verikorean, pas kërcënimeve nga hakerët.

Hakerët kanë publikuar detaje të pagave dhe numra të sigurisë sociale për mijëra punëtorë të Sony-t.

Koreja e Veriut ka mohuar se qëndron prapa sulmit, por ka thënë se ai ka qenë një “veprim i drejtë”.

XS
SM
MD
LG