Ndërlidhjet

Obama: Do t’i përgjigjemi Koresë së Veriut


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen Koresë së Veriut, për shkak të sulmeve kibernetike.

Gjatë një konference të mbajtur disa orë pasi FBI përmes një deklarate ka njoftuar se sulmet kibernetike në drejtim të kompanisë “Sony Pictures” janë bërë nga Koreja e Veriut, Obama ka thënë se kompania Sony Pictures,e ka bërë një gabim, që e ka ndaluar lansimin e filmit “The interview” pasi sipas tij, nuk duhet lejuar një diktator që të imponoj censurë në Shtetet e Bashkuara.

“Ne nuk e kemi një shoqëri ku disa diktatorë të disa vendeve mund të fillojnë të imponojnë censurë këtu në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Obama.

Presidenti Obama ka shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë asnjë indikacion se për sulmet kibernetike, Koreja e Veriut është ndihmuar nga ndonjë shtet tjetër.

XS
SM
MD
LG