Ndërlidhjet

Obama shpreh ngushëllime për vrasjen e policëve


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka shprehur ngushëllime komisionarit të policisë në Nju Jork, pasi një person i armatosur ka vrarë dy oficerë të policisë të shtunën.

Obama, i cili ndodhet për pushime në Havai, po ashtu i ka ofruar mbështetje dhe ndihmë federale komisionarit Bill Bratton.

Policia ka thënë se vrasja e policëve në lagjen Bruklin është kryer nga një person me ngjyrë.

Postimet e tij në mediat sociale kanë lënë të kuptohet se ai ka qenë i motivuar nga vrasja e dy personave me ngjyrë, Michael Brown dhe Eric Garner, nga policët.

Vdekja e tyre ka çuar në protesta në gjithë Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG