Ndërlidhjet

Iran: Filluan ushtrime masive ushtarake


Pamje të aeroplanëve luftarakë të Forcave ajrore të Iranit
Pamje të aeroplanëve luftarakë të Forcave ajrore të Iranit

Mediat iraniane raportojnë se ushtria e Iranit i ka filluar ushtrimet ushtarake të shkallës së gjërë në pjesën jugore të këtij vendi.

Gjenerali Ahmad Reza Pourdastan, shef i forcave tokësore të Iranit, i tha mbrëmë televizionit shtetëror iranian se ushtrimi ka për qëllim “transferin e përvojave” të gjeneratat e reja të ushtarëve iranianë.

Në këto ushtrime, të cilat mbahen afër Ngushticës së Hormuzit, që konsiderohet si pikë strategjike, marrin pjesë njësitë e marinës dhe ato të forcave ajrore iraniane.

XS
SM
MD
LG