Ndërlidhjet

OKB kërkon nga Pakistani heqjen e dënimit me vdekje


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, iu ka bërë thirrje autoriteteve pakistaneze që të ndalojnë me ekzekutimet e militantëve të burgosur dhe të kthejnë ndalesën për dënim me vdekje.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, ka thënë se Ban e ka telefonuar kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif, tek i cili ka bërë apel për dhënien fund të ekzekutimeve në Pakistan.

Pakistani i ka ekzekutuar gjashtë të burgosur që nga njoftimi i disa ditëve më parë se është rikthyer dënimi me vdekje.

Vendimi për rikthimin e dënimit me vdekje është marrë pas sulmit të talebanëve në një shkollë në Peshauar ku kanë mbetur të vdekur 151 persona, në mesin e të cilëve 142 fëmijë

Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar se e kanë në plan që në javët e ardhshme të ekzekutojnë rreth 500 të dënuar.

XS
SM
MD
LG