Ndërlidhjet

Tetë të vdekur nga aksidentimi i një autobusi në Brazil


Ilustrim
Ilustrim

Së paku tetë persona kanë vdekur si rezultat i aksidentimit të një autobusi.

Autoritetet braziliane kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur teksa autobusi është munduar ti shmanget një goditje nga një kamion që po i vinte përballë.

Autobusi, sipas autoriteteve, ka rënë në një humnerë në juglindje të Brazilit.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shtetin Espirito Santo.

Autobusi sipas policisë, nuk ka arritur që t'i kontrolloj frenat andaj edhe është hedhur në një humnerë rreth 40 metra.

Së paku edhe 21 pasagjerë të tjerë janë plagosur

XS
SM
MD
LG