Ndërlidhjet

Dorëzohet në Somali njëri nga liderët e al-Shabab


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët thonë se një udhëheqës i grupit islamik al-Shabab, iu është dorëzuar autoriteteve në Somali.

Zyrtarë të qeverisë dhe mediat shtetërore kanë njoftuar të shtunën, se Zakariya Ismail Ahmed Hersi, është dorëzuar tek forcat policore në rajonin Gedo.

Hersi është njëri nga shtatë udhëheqësit e al-Shabab, për të cilët Departamenti i Shtetit në vitin 2012 pati ofruar një total prej 33 milionë dollarësh, si shpërblim për informacionet që çojnë në kapjen e tyre.

Al-Shabab po e zhvillon një kryengritje islamike kundër qeverisë së Somalisë, e cila është përpjekur ta rindërtoj vendin pas dekadave të konfliktit në kohën e përmbysjes së dikatorit Siad Barre në vitin 1991.

Grupi ka kryer shumë sulme terroriste në Somali dhe në disa vende fqinje.

Në shtator të këtij viti, udhëheqësi kryesor i grupit, Ahmed Abdi Kodane, është vrarë nga sulmet e forcave amerikane.

XS
SM
MD
LG