Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë 1 mijë e 878 persona në Siri gjatë gjashtë muajve të fundit dhe shumica nga ta janë civilë, ka njoftuar obesrvatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Britani.
Shteti Islamik gjatë dy muajve të fundit i ka vrarë edhe 120 anëtarë të vet, shumica nga të cilët luftëtarë të huaj që kanë tentuar për tu kthyer në shtëpitë e tyre
Grupi militant ka marrë pjesë të madhe të Irakut dhe Sirisë dhe në qershor e ka shpallur kalifatin islamik në terrotiret që i kontrollon grupi.
Që atëherë, IS ka luftuar ndaj qeverive siriane dhe irakiane, kryengritësit e tjerë si dhe forcat kurde.
Rami Abdulrahman, udhëheqës i observatorit sirian për të drejtat e njeriut, ka thënë se në mesin e civilëve të vrarë janë edhe tetë gra dhe katër fëmijë.
930 nga civilët e vrarë, sipas tij, janë anëtarë të fisit Sheitat,