Ndërlidhjet

IS dyshohet se ka vrarë njërin peng japonez


Nga videoja që ka publikuar IS-i më 20 janar.
Nga videoja që ka publikuar IS-i më 20 janar.

Japonia ka thënë se është duke verifikuar një video, e cila pretendon se pengu japonez, Haruna Yukawa, që mbahej nga militantët e Shtetit Islamik (IS), është vrarë.

Grupi xhihadist ka kërcënuar më 20 janar, përmes një videoje tjetër, se do të vrasë Yukawan dhe pengun tjetër japonez, Kenji Goto, nëse Japonia nuk paguan 200 milionë dollarë brenda 72 orësh.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka dënuar videon e fundit, duke e cilësuar “akt të egër dhe të papranueshëm të dhunës”.

XS
SM
MD
LG