Ndërlidhjet

Edhe 35 militantë të vrarë në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Pakistani ka bërë të ditur se sulmet e reja ajrore, në një zonë të trazuar fisnore, kanë vrarë së paku 35 militantë.

Ushtria ka thënë se sulmet janë kryer në zonën Data Khel të Vaziristanit Verior.

Sipas saj, në mesin e të vrarëve ka edhe luftëtarë të huaj.

Ushtria pakistaneze ka nisur ofensivën kundër militantëve në Vaziristanin Verior, korrikun e kaluar, duke përdorur sulmet ajrore, artilerinë, mortajat dhe trupat tokësore.

Mbi 1,800 militantë raportohet se janë vrarë në operacion, por shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG