Ndërlidhjet

Syriza dhe Grekët e Pavarur pajtohen për koalicion


Alexis Tsipras
Alexis Tsipras

Partia e ekstremit të majtë në Greqi, Syriza ka arritur sot marrëveshje me një parti të krahut të djathtë, për formimin e qeverisë pas fitores në zgjedhjet e së djeshmes.

Partia e Grekëve të Pavarur ka njoftuar sot se do ta mbështes liderin e Syriza, Alexis Tsipras, që të jetë kryeministër i Greqisë pasi partia e tij është radhitur e para në zgjedhjet që janë mbajtur dje.

Tsipras ka premtuar se do t’i rinegociojë marrëveshjet e ndihmës për Greqinë.

Kjo është hera e parë që një anëtar i Eurozonës, udhëhiqet nga një parti që refuzon masat shtrënguese të imponuara nga BE-ja.

Sipas 99 për qind të votave të numëruara deri më tani, Syriza ka fituar gati 36 për qind të votave me çka i ka siguruar 149 vende në parlamentin prej 300 vendesh.

Grekët e Pavarur kanë fituar rretth 4 për qind të votave me çka i kanë siguruar 13 vende.

Të dy partitë kanë ngjashmëri përveç qëndrimit të tyre të kundërt rreth kushteve me të cilat Greqia e ka pranuar ndihmën ndërkombëtare dhe ka shpëtuar nga falimentimi në vitin 2010.

XS
SM
MD
LG