Ndërlidhjet

Vdes këngëtari grek, Demis Roussos


Demis Roussos
Demis Roussos

Këngëtari grek, Demis Roussos, i cili ka shitur mbi 60 milionë albume në gjithë botën, ka vdekur në moshën 68-vjeçare në Athinë.

Ai ka qenë i njohur për hitet e tij solo në vitet 1970 dhe 1980, si Forever and Ever, Goodbye dhe Quand je t'aime.

Roussos ka qenë po ashtu anëtar i rock-grupit Aphrodite's Child.

Ai ka qenë duke u trajtuar në një spital privat, por sëmundja e tij nuk është bërë publike.

XS
SM
MD
LG