Ndërlidhjet

Qeveria s’do të lejojë dhunë ndaj pronës publike


Prishtinë
Prishtinë

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një kumtese për media, ka shprehur përkushtimin e saj për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, por po ashtu ka shprehur vendosmërinë që të mos lejojë askënd që për, siç ka thënë, synime politike, të rrezikojë dhe dëmtojë pronën publike dhe institucionet e shtetit.

“Qeveria kërkon nga subjektet politike dhe liderët e tyre, që synimet dhe ambiciet e tyre politike t’i realizojnë përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike e jo të shfrytëzojnë pretekste të ndryshme, përfshirë edhe deklaratat e pamatura të qeveritarëve, për të arritur qëllime politike në mënyrë jodemokratike”, thuhet në kominikatë.

Ekzekutivi po ashtu është zotuar se do të punojë me aleatët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian, për të forcuar sovranitetin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në sa më shumë mekanizma ndërkombëtarë, ndërsa në planin e brendshëm ka thënë se fokus i saj do të jetë ekonomia dhe forcimi i shtetit të së drejtës.

Komentet vijnë në kohën kur partitë opozitare kanë paralajmëruar protesta nga dita e nesërme, pasi kryeministri Isa Mustafa nuk ka përfilluar ultimatumin e tyre për të shkarkuar ministrin Aleksandar Jabllanoviq dhe për të shpallur Trepçën ndërmarrje të veçantë publike.

XS
SM
MD
LG