Ndërlidhjet

Obama viziton Arabinë Saudite


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përfunduar vizitën në Indi dhe është nisur drejt Arabisë Saudite.

Në Riad, Obama ka marrë pjesë në paradën e Ditës së Republikës së Indisë, duke u bërë presidenti i parë amerikan që ndjek një ceremoni të tillë.

Me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, Obama ka bërë disa marrëveshje të reja tregtare, përfshirë ato për bashkëpunim në fushën e energjisë civile bërthamore.

Në Riad, Obama do të takojë mbretin e ri saudit, Salman, për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e mbretit Abdullah.

XS
SM
MD
LG