Ndërlidhjet

Nis hetimi për vdekjen e Litvinenkos


Alelsandr Litvinenko, 1998
Alelsandr Litvinenko, 1998

Një hetim publik për vdekjen e ish-spiunit rus, Aleksandr Litvinenko, do të nisë sot në një gjykatë të Londrës.

Më shmë se tetë vjet pas vdekjes së tij, hetimi do të shqyrtojë përfshirjen e mundshme të shtetit rus në vdekjen e Litvinenkos.

Ky i fundit ka vdekur disa javë pasi ka pirë një çaj të helmuar me substancë radioaktive në një hotel të Londrës.

Hetuesit britanikë besojnë se shtetasit rusë, Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun, të cilët kanë qenë me Litvinenkon në hotelin Mayflower, më 1 nëntor të vitit 2006, janë përgjegjës për helimin e çajit të tij.

Gjykatësi Robert Owen është i ngarkuar me hetimin, që pritet të zgjasë rreth dy muaj.

Litvinenko ka qenë agjent rus, i cili më pas ka nisur të punojë për shërbimin MI6 të Britanisë.

Para vdekjes, Litvinenko ka akuzuar presidentin rus, Vladimir putin, për përfshirje në helmimin e tij.

XS
SM
MD
LG