Ndërlidhjet

Pakistani thotë se sot i ka vrarë 76 militantë


Ilustrim
Ilustrim

Pakistani thotë se si rezultat i sulmeve ajrore në zonën e trazuar fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin, janë vrarë 76 militantë.

Autoritetet thanë se gjatë sulmeve ajrore të ditës së sotme janë sulmuar gjashtë strehimore të militantëve që gjenden në Datta Khel të Viziristanit Verior.

Zyrtarët thanë se disa nga të vrarët janë shtetas të huaj, ndërsa sipas tyre, është shkatërruar edhe një depo e municionit.

Ofenziva në Viziristanin Verior ka filluar në qershor të vitit të kaluar ndërsa po përdoren sulmet ajrore, altileria dhe këmbësoria.

Autoritetet pakistaneze thonë se më shumë se 1 mijë e 800 militantë janë vrarë deri më tani.

Pakistani i ka rritur sulmet ndaj militantëve pas një shpërthimi në një shkollë në Pakistan gjatë muajit dhjetor, ku kanë mbetur të vdekur 151 njerëz, shumica nga ta fëmijë.

XS
SM
MD
LG