Ndërlidhjet

Zyra e BE-së në Kosovë: Dhuna është e papranueshme


Ilustrim
Ilustrim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklarate të lëshuar ka reaguar në lidhje me ngjarjet e djeshme në Prishtinë, ndërsa ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe gjithmonë shkon në dëm të shkakut të atij veprimi dhe rrezikon hapësirën demokratike.

Teksa e ka përmendur faktin që protestimi paqësor është një e drejtë themelore, e patjetërsueshme demokratike e qytetarëve, zyra e BE-së ka bërë me dije se është në interes të atyre që organizojnë demonstrata dhe të atyre që demonstrojnë, për t’u distancuar nga dhuna dhe për ta parandaluar atë gjatë tubimeve të tilla.

“Demonstratat në këtë numër, si ajo që pamë të shtunën e kaluar, janë gjithashtu një shenjë e frustrimit të qytetarëve me gjendjen në Kosovë. Shpesh të njëjtat shkaqe po i shtyjnë njerëzit që të kërkojnë punë jashtë Kosovës apo madje edhe të bien viktima të migrimit të paligjshëm. Demonstratat janë për të dërguar një mesazh dhe ndoshta për të zgjuar institucionet politike. Por, rrugët nuk janë mënyra për të gjetur zgjidhjen, aq më pak përmes ultimatumeve”, ka bërë me dije zyra e BE-së.

Si në çdo shoqëri demokratike, BE-ja rekomandon që zgjidhja duhet të gjendet përmes dialogut politik në institucionet politike, përmes dialogut social mes partnerëve socialë - dhe me një dialog të hapur të autoriteteve me shoqërinë.

“Kosova ka nevojë për të gjetur një gjuhë të përbashkët për të vepruar drejt zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit. Ne nxisim udhëheqësit politikë të të dyja anëve, koalicionin dhe opozitën, që të bashkojnë forcat e tyre në ofrimin e përgjigjeve për shpresat e njerëzve. Vendi më i përshtatshëm për këtë është Kuvendi”, thuhet në kumtesën e lëshuar.

XS
SM
MD
LG