Ndërlidhjet

Shpërthim në një spital në Mexico City


Mexico City
Mexico City

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Mexico City kur një kamion është përplasur në spitalin e gjinekologjisë dhe fëmijëve, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur dhjetëra.

Kryetari i Bashkisë, Miguel Angel Mancera tha se tre persona u vranë, një grua dhe dy burra.

Ai më herët tha për rrjetin Televisa se të paktën 54 vetë u plagosën, 22 prej tyre fëmijë. Shumica e lëndimeve ishin relativisht të lehta, tha ai, shumica të shkaktuara nga xhamat e thyer.

Mancera tha se shpërthimi si duket ishte shkaktuar nga një rrjedhje nga vendi ku kamioni mbante gazin.

XS
SM
MD
LG