Ndërlidhjet

I riu e kërcënon me armë të rreme televizionin holandez


Ilustrim
Ilustrim

Një i ri me armë të rreme e ka detyruar transmetuesin televiziv të Holandës ta ndërpresë programin, për shkak të një kërcënimi që ai e ka bërë.

Ndërtesa e televizionit NOS në qytetin Hilversum, është evakuar pas kërcënimit të një djaloshi 19 vjeçar me një pistoletë të zezë e cila sipas policisë, ka qenë pistoletë e rreme.

Autoritetet thanë se djaloshi me prejardhje nga një qytet që gjendet në afërsi të Hagës, tashmë gjendet në arrest nga ana e policisë për shkak të kërcënimeve të rreme që i ka bërë gjatë ditës së djeshme.

Evropa i ka shtuar masat e sigurisë që nga sulmet e militantëve islamikë në Paris, ku kanë mbetur të vdekur 17 persona.

NOS e ka transmetuar një video të shkurtër pas përfundimit të rastit.

Në video shihet një djalë i ri, i veshur me një kostum të errët dhe me kravatë, duke thënë se ai përfaqsonte disa “hakerë” dhe se donte të diskutonte “për gjëra me rëndësi botërore”.

XS
SM
MD
LG