Ndërlidhjet

Stoltenberg: 2014, "vit i errët" për sigurinë e Evropës


 Jens Stoltenberg
Jens Stoltenberg

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca duhet të përgatitet për sfida të mëtutjeshme, pas një "vitit të errët" të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe sulmet terroriste në rrugët e Evropës.

Stoltenberg, i cili shpalosi raportin vjetor të NATO-s për vitin 2014 në Bruksel, tha se së shpejti do të shpalosë edhe detajet se cilat shtete do të marrin pjesë në forcën e reagimit të shpejtë, për të cilën liderët e aleancës u pajtuan gjatë samitit në muajin shtator.

Ai tha se forca do të ndihmojë në përballjen me një "ndryshim rrënjësor" të mjedisit të sigurisë, por u bëri thirrje 28 vendeve anëtare të për të mbajtur angazhimet e tyre për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për 2 për qind të prodhimit vjetor ekonomik brenda 10 vjetëve.

"2014 nuk ka qenë vit i mirë për sigurinë e Evropës. Në fakt, ka qenë një vit i errët", tha Stoltenberg.

Ai tha se ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë ishte një problem kyç për sigurinë e Evropës.

Stoltenberg gjithashtu shprehi shqetësim për kërcënimin nga militantët e Shtetit Islamik dhe grupe tjera ekstremiste brenda kufijve të NATO-s.

Stoltenberg tha se ka mundësi të takohet ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG