Ndërlidhjet

Ministrja indiane nis vizitën në Kinë


Ilustrim
Ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme të Indisë, Sushma Swaraj e ka filluar vizitën zyrtare në Kinë, gjatë së cilës do të takohet edhe me presidentin Xi Jinping.

Vizita e saj tre-ditore ka filluar sot, ndërsa sipas Ministrisë së Jashtme Indiane, vizita e ministres në Pekin do të folusoket në rritjen e “besimit politik”

Gazeta Times e Indisë, ka njoftuar se presidenti Xi e ka bërë një përjashtim që ka pranuar të takohet me ministren iraniane, ngase ai shumë rrallë i takon ministrat e jashtëm të vendeve tjera që e vizitojnë Kinën.

Gjatë ditës së neserme Sushma Swaraj do të takohet me ministrin e jashtëm të Kinës Wang Yi dhe me homologun rus, Sergei Lavrov.

Rusia, India dhe Kina janë anëtare të grupit BRICS, grup në të cilin marrin pjesë ekonomitë në zhvillim duke përfshirë edhe Brazilin dhe Afrikën e jugut.

Ministritë e jashtme të tri vendeve, kanë bërë me dije se bisedimet në Pekin do të fokusohen në rritjen e bashkëpunimit mes anëtarëve të BRICS.

Kjo është vizita e parë e ministres indiane në Kinë që nga marrja e pozitës në vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG