Ndërlidhjet

Mbi 1 mijë e 300 të vrarë gjatë janarit në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Luftimet dhe dhuna tjetër në Irak, i ka vrarë së paku 1 mijë e 375 persona vetëm gjatë muajit janar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në mesin e këtyre viktimave, 790 janë civilë.

Më së shumti civilë, 256 sosht, sipas OKB-së, janë vrarë në Bagdad.

Në mesin e të vdekurve janë edhe 585 ushtarë të Irakut të cilët po luftojnë pasi militantët e Shtetit Islamik i kanë marrë një pjesë të territoreve të vendit.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se përveç të vrarëve, gjatë të njëjtës periudhë kohore, janë plagosur edhe 2 mijë e 240 civilë dhe ushtarë.

XS
SM
MD
LG