Një diplomat egjiptian që ka mbikëqyrur evakuimin e bashkatdhetarëve të tij nga Libia, thotë se 5,000 nga ta kanë kaluar tani në Tunizi dhe po dërgohen në Kajro.
Thameur Mamdouh i tha Associated Press të enjten se kalimet kufitare gjatë javës së kaluar ishin të rregullta.
Ai vlerësoi se 700.000 egjiptianë ishin duke punuar në Libi.
Një zyrtar në kufirin Egjipt-Libi tha të mërkurën se rreth 20 mijë kanë kaluar kufirin për në.
Egjiptianët janë larguar nga Libia që prej transmetimit të një videoje nga grupi militant i Shtetit Islamik që tregonte ekzekutime me heqje të kokës të të krishterëve egjiptianë, gjë që çoi në sulmet hakmarrëse ajrore egjiptiane.
Evakuimi i rregullt është në kontrast me trazirat e vitit të kaluar kur egjiptianët u të detyruan të largohen nga vendi.
Mamdouh tha se një kufomë egjiptiane ishte riatdhesuar, pa dhënë hollësi të tjera.