Ndërlidhjet

Shpallet fajtor bashkëpunëtori i Osama bin Laden


Osama bin Laden (Arkiv)
Osama bin Laden (Arkiv)

Një juri gjykate në New York, e ka dënuar një bashkëpunëtor të Osama bin Ladenit, për sulmin me bombë të vitit 1998, në ambasadat amerikane në dy vende të Afrikës, sulm ky që mori jetën e 224 personave.

Fjala është për Khalid al-Fawwaz, pjesëtar i Al Kaidës që udhëhiqej nga bin Laden.

Prokurorët kanë thënë se Fawwaz, 52 vjeçar, ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të besueshëm të bin Ladenit, i cili ka punuar me Al Kaidën në tri kontinente, për gati një dekadë.

Verdikti është marrë pas një procesi pesë javor në një gjykatë federale amerikane.

Juria e ka shpallur fajtor atë në katër pika të akuzës, konspiracion me qëllim të vrasjes së amerikanve dhe shkatërrim të pronës.

Dënimi i tij e qon në 10 numrin e të pandehurve të dënuar në lidhje me sulmin me bombë në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani.

Fawwaz tani përballet me mundësinë e dënimit me burg të përjetshëm, vendim ky që do të bëhet i ditur më 21 maj.

Ai ishte arrestuar në Londër, në shtator të vitit 1998, ndërsa deri më tash ka kaluar 16 vjet në burg.

XS
SM
MD
LG