Ndërlidhjet

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri mbahet në Tiranë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kryediplomatët nga Kosova dhe Shqipëria, Hashim Thaçi dhe Ditmir Bushati kanë njoftuar se mbledhja e përbashkët e qeverive të dy vendeve do të mbahet më Tiranë.

Lajmi është konfirmuar pas përfundimit të takimit të dy ministrave, gjatë konferencës së mbajtur në ndërtesën e qeverisë së Kosovës në Prishtinë.

Mbledhja sipas këtij njoftimi do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë më 23 mars.

Mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive ishte mbajtur në qytetin e Prizrenit para më shumë se një viti, më sakt në ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit.

Bushati, gjatë ditës do të takohet edhe me Presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

XS
SM
MD
LG