Ndërlidhjet

Gazetari rus fiton azil politik në Ukrainë


Gazetari rus, Dmitry Shipilov (Arkiv)
Gazetari rus, Dmitry Shipilov (Arkiv)

Gazetari i njohur rus, Dmitry Shipilov, nga rajoni i Siberisë ka arritur të fitoj statusin e azilit në Ukrainë.

Shipilov i ka thënë Radios Evropa e Lirë përmes telefonit se ai ka hyrë në Ukrainë nga Bellorusia më 25 shkurt, ku edhe ka kërkuar azil politik.

Më 26 shkurt, ai është lejuar që të qëndroi në Ukrainë derisa kërkesa e tij për azil politik ishte pranuar.

Gazetari thotë se është pothuajse e pamundshme që ai ndonjëherë të kthehet në Rusi.

Më 2012, Shipilov ishte dënuar me 12 muaj shërbim për komunitetin pasi ishte shpallur fajtor për ofendimin e guvernatorit rajonal të Kemerovës së Siberisë.

Gazetari insiston që padia ishte e motivuar politikisht dhe pas kësaj kishte arritur të largohet për në Moskë.

Në muajin shtator, policia moskovite e kishte arrestuar Shipilovin dhe e kishte transportuar atë për në Kemerovë, ku ai ka kaluar tre muaj në burg pasi nuk e kishte kryer dënimin e mëparshëm.

Shipilovit i është bërë presion pas një interviste me aktivistin siberian, Artyom Loskutov, një prej organizatorëve të marshit për ‘federalizimin’ e Siberisë që ishte planifikuar për muajin gusht.

Intervista ishte konsideruar si tallje me kërkesën e Rusisë për federalizimin e Ukrainës.

Marshimi në fjalë ishte ndaluar nga autoritetet ruse.

XS
SM
MD
LG