Ndërlidhjet

Gjermania e aprovon zgjatjen 4 mujore të ndihmës për Greqinë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Gjermania ka votuar që t’ia shtyejë ndihmën financiare Greqisë edhe për katër muaj të tjerë.

Zgjatja e këtij programi ndihmës i aprovuar nga kreditorët javën e kaluar në këmbim të reformave që duhet t’i bëj qeveria greke, duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarët e eurozonës.

Disa deputetë gjermanë kanë shprehur dyshime rreth marrëveshjes ndërsa ekziston një spekticizëm i madh publik, ndonëse votimi kaloi në favor të marrëveshjes së arritur javën e kaluar.

Ky votim në Berlin ndodhi një ditë pasi policia greke u përlesh me protestues kundër kësaj marrëveshjeje në Athinë.

Kjo është protesta e parë në Athinë prejse qeveria e udhëhequr nga partia e majtë, Syriza e ka marrë pushtetin në Greqi.

XS
SM
MD
LG