Ndërlidhjet

SHBA: Departamenti i Sigurisë Kombëtare siguron financim deri më 6 mars


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka nënshkruar një ligj financiar një javor për Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS), duke e mundësuar kështu mbajtjen në funksion të këtij departamenti, pasi rrezikohej të mbyllej.

Obama e nënshkroi këtë ligj, vetëm pak minuta para mesnates kur rrezikonte të mbyllej departamenti në fjalë.

Të premtën, ligjvënësit amerikan e evituan mbylljen e këtij departamenti në momentin e fundit, por duke u marrë vesh që departamenti të financohej vetëm deri më 6 mars, duke e detyruar kështu Kongresin që të merret sërish me këtë çështje javën e ardhshme.

DHS është agjencia kryesore qeveritare që i mbron SHBA-të nga kërcënimet terroriste.

XS
SM
MD
LG