Ndërlidhjet

Blatter i shqetësuar me racizmin në Rusi


Udhëheqësi i FIFA-s, Sepp Blatter me presidentin rus, Vladimir Putin (Arkiv)
Udhëheqësi i FIFA-s, Sepp Blatter me presidentin rus, Vladimir Putin (Arkiv)

Udhëheqësi i organizatës që udhëheqë me futbollin botëror, FIFA, Sepp Blatter, ka thënë se ai është i shqetësuar me të gjeturat e një studimi që nënvizon nivelin e lartë të racizmit në Rusi, para Kupës së Botës që do të mbahet më 2018.

Blatter ka thënë nëse sjelljet raciste të adhuruesve rusë të futbollit nuk ndalojnë atëherë duhet të ndërmirren disa sanksione.

Ai e ka konffirmuar se e ka pranuar një raport që tregon detaje të rasteve të ofendimeve që kanë të bëjnë me adhuruesit rusë të futbollit gjatë dy viteve të fundit.

Sepp Blatter i ka thënë Associated Pres: “Normalisht që jemi të shqetësuar. Padyshim”.

Studimi është kryer nga organizata “Fare” dhe organizata ruse, “SOVA”.

XS
SM
MD
LG