Ndërlidhjet

Një deputet ukrainas është arrestuar në Moskë


Deputeti i Ukrainës në Moskë, Oleksiy Goncharenko
Deputeti i Ukrainës në Moskë, Oleksiy Goncharenko

Një deputet ukrainas është arrestuar në Moskë, derisa merrte pjesë në marshin e organizuar nga opozita ruse në nder të liderit opozitar të vrarë më 27 shkurt.

Oleksiy Goncharenko, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’: Policia më ka arrestuar. Nuk kam bërë kurrfarë thirrje, nuk kam bartur kurrfarë slogani apo flamuj- ata thjeshtë më arrestuan për shkak të bluzës time”.

Sipas një fotografie të postuar në këtë rrjet social, Goncharenko mbante veshur një bluzë në të cilen ishte vendosur fotografia e Nemtsovit dhe mbishkrimi: ‘heronjtë nuk vdesin kurrë’.

Televizioni shtetëror rus e ka konfirmuar arrestimin e Goncharenkos .

Përkrahësit e Kremlinit e akuzojnë deputetin ukrainas, i cili ka prejardhje prej qytetit ukrainas të Odesas, se ka marrë pjesë në protestat që çuan deri në vdekjen e aktivistëve pro rusë në muajin maj të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG