Ndërlidhjet

Humb partia pro-ruse në Estoni


Kryeministri i Estonisë, Taavi Roivas.
Kryeministri i Estonisë, Taavi Roivas.

Kryeministri i Estonisë, Taavi Roivas, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Partia e tij reformatore ka fituar 27.7 për qind të votave, kundrejt sfidantes kryesore, partisë Qendra, me 24.8 për qind.

Kjo e fundit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me partinë e presidentit rus, Vladimir Putin, në vitin 2004.

Edhe pse Estonia është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, shumë janë të shqetësuar se Moska mund të shtrijë ndikimin e saj në këtë shtet, që ka qenë ish-republikë sovjetike dhe ka një të katërtën e popullsisë ruse.

XS
SM
MD
LG