Ndërlidhjet

Iraku, gati për ofensivë në Tikrit


Tikrit, Irak
Tikrit, Irak

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, u ka ofruar luftëtarëve sunitë “shansin e fundit” që të braktisin grupin militant të Shtetit Islamik (IS).

Ai i ka bërë këto komente në qytetin Samara, para ofensiëvs së premtuar për rimarrjen e Tikritit, i cili është pushtuar nga militantët islamikë verën e kaluar.

Shteti Islamik ka shtrirë kontroll të gjerë në provincën Salahudin, që përfshin edhe Tikritin, vendlindjen e ish-diktatorit irakian, Saddam Hussein.

Mijëra trupa dhe luftëtarë të milicivë shiite raportohet se janë mobilizuar për fushatën kundër Shtetit Islamik në Salahuddin.

XS
SM
MD
LG