Ndërlidhjet

Clinton ka përdorur emailin privat në “kundërshtim” me ligjin


Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka përdorur emailin e saj personal për funksione zyrtare.

Nga viti 2009 deri më 2013, Clinton nuk ka pasur ndonjë email-adresë qeveritare, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.

Ky pohim është bërë publik nga gazeta New York Times, sipas së cilës, Clinton mund të ketë shkelur ligjet federale, të cilat kërkojnë arkivimin e dokumenteve zyrtare qeveritare.

Mijëra faqe te emaileve të dorëzuara nuk përfshijnë të gjitha mesazhet e saj.

Njoftimi ka tërhequr vëmendje të posaçme pasi Clinton shihet gjerësisht si kandidate kryesore në garën e emërimit brenda Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG