Ndërlidhjet

Kerry informon ministrat e gjirit arab për bisedimet me Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka shkuar në Arabi Saudite për bisedime më zyrtarë të vendeve të Gjirit arab rreth statusit të negociatave bërthamore me Iranin.

Kerry ka arritur mbrëmë vonë në Riad, pas tre ditësh bisedime me ministrin e jashtëm të Iranit, Javad Zarif në Zvicër.

Bisedimet kanë për qëllim që të nxisin Iranin të ndalojë programin e saj të pasurimit të uraniumit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Kerry do të takohet fillimisht me mbretin e ri saudit, Salman, ndërsa më pas do të takojë veç e veç ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Bahrenit, Kuvajtit, Omanit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Njejtë si Izraeli, edhe shtetet që udhëhiqen nga sunitët në rajon dyshoojnë se Irani po mundohet të ndërtojë armë bërthamore dhe rris ndikimin e saj në Lindje të Mesme.

Irani insiston që programi i saj bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG