Ndërlidhjet

Obamës i kërkohet të dërgojë armë në Ukrainë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Disa republikanë dhe demokratë i kanë bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që t’i sigurojë armë vdekjeprurëse Ukrainës në luftën e saj kundër separatistëve pro-rusë.

Në letrën e dërguar, kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, dhe ligjvënësit e tjerë kanë thënë se aksionet e Rusisë në Ukrainë janë “shkelje groteske e ligjit ndërkombëtar”.

Ukraina dhe Perëndimi thonë se Rusia ndihmon rebelët me armë dhe ushtarë, por Moska i hedh poshtë këto akuza.

Së paku 6,000 njerëz janë vrarë prejse ka shpërthyer konflikti në lindje të Ukrainës, në prill të vitit të kaluar.

Presidenti Obama ka thënë vazhdimisht se është duke studiuar opsionin e dërgimit të armëve vdekjeprurëse në Ukrainë, nëse diplomacia për zgjidhjen e krizës dështon.

XS
SM
MD
LG