Ndërlidhjet

Pakistan: 7 policë të vrarë në dy sulme të talibanëve


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët pakistanez, kanë thënë sot se shtatë oficerë të saj janë vrarë në dy sulme të ndara të talibanëve që për cak kanë pasur policinë.

Dy policë janë vrarë dhe 14 të tjerë janë lënduar gjatë një shpërthimi me bombë në qytetin jugor të Karaçit, mëngjesin e ditës së sotme.

Sulmi në Karaçi ka ndodhur disa orë pasi pesë policë janë vrarë dhe një tjetër është lënduar kur fugoni i tyre është sulmuar me armë zjarri në krahinën jugperëndimore të Baloçistanit.

Përgjegjësinë për sulmet i kanë marrë talibanët e Pakistanit.

XS
SM
MD
LG