Ndërlidhjet

Vazhdon kthimi i migrantëve


Ilustrim
Ilustrim

Në Kosovë po vazhdon riatdhesimi i personave, të cilët muajve të fundit kanë migruar në mënyrë ilegale në vendet e Bashkimit Evropian.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, sot do të arrijnë 11 persona nga shteti i Norvegjisë, kurse sipas paralajmërimeve fluksi tjetër i qytetarëve nga vendet e Bashkimit Evropian pritet të arrijë më 31 mars dhe 1 prill.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Valon Krasniqi nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, në kuadër të Ministrisë se Brendshme, tha se nga muaji janar e deri më tash numri i personave të riatdhesuar në Kosovë është gjithsejt 2679, të cilët kanë arritur kryesisht nga Gjermania, Hungaria, Belgjika dhe Austria.

Në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti disa mijëra qytetarë në mënyrë të paligjshme kanë marrë rrugën e migrimit drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke shfrytëzuar kufirin e brishtë ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

XS
SM
MD
LG