Ndërlidhjet

Ekuipazhi amerikano-rus arriti në Stacionin e Gjithësisë


Anija kozmike ruse para lansimit për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë
Anija kozmike ruse para lansimit për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Anija kozmike ruse, Soyuz, ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Në këtë anije ishin astronauti amerikan, Scott Kelly, dhe rusët, Mikhail Kornienko dhe Genady Padalka.

Kelly de Kornienko, për të parën herë, do të qëndrojnë një vit në këtë stacion, që paraqet dyfishin e qëndrimit maksimal të deritashëm të astronautëve në këtë stacion.

Shkencëtarët janë të interesuar të shohin se si reagon organizmi njerëzor gjatë qëndrimit më të gjatë në gjithësi, drisa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera i kanë filluar përgatitjet për misione shumëvjeçare në Mars.

XS
SM
MD
LG