Ndërlidhjet

Nju Jork: Dy njerëz ende konsiderohen të zhdukur


Pamje nga shpërthimi në Nju Jork
Pamje nga shpërthimi në Nju Jork

Autoritetet në Nju Jork thanë mbrëmë vonë se së paku dy njerëz ende konsiderohen të zhdukur, pasi një eksplodim i qartë i gazit shkaktoi rrëzimin e disa ndërtesave të banimit në lagjen Menhetën i Ulët.

Më herët ishte raportuar se nuk ka të zhdukur.

Por më vonë gjatë ditës, prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blsio, tha se dy njerëz mbeten të zhdukur dhe ka theksuar se mund të ndodhë që ësht i zhdukur edhe personi i tretë, i cili në momentin e shpërthimit nuk ishte në ndërtesa, por mund të ndërlidhet me këtë eksplodim.

Së paku 22 vetë është raportuar se janë plagosur nga ky eksplodim, që ndodhi më 26 mars pasdite.

Departamenti i zjarrfikësve të Qytetit të Nju Jorkut tha se tri nga katër ndërtesat e pekur ng shpërthimi janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht.

XS
SM
MD
LG