Ndërlidhjet

Polici që e vrau fotografen e AP-së, dënohet me 20 vjet burg


Fotografja e AP-së, Anja Niedringhaus
Fotografja e AP-së, Anja Niedringhaus

Gjykata Supreme e Afganistanit ka vendosur që ish komandantit policor afgan i cili është shpallur fajtor për vrasjen e fotografes së Associated Pres, Anja Niedringhaus, dhe plagosjes së korrespondentes së kësaj agjencie, Kathy Gannon, të dënohet me 20 vjet burg.

Vrasja e fotografes dhe plagosja e gazetarës është bërë para gati një viti.

Vendimi kundër ish komandantit të një njësiti policor afgan, Naqibullahështë zbuluar përmes dokumenteve që i janë dërguar prokurorisë së përgjithshme të Afganistanit më 28 mars.

Vendimi final është zbutje e dënimit pasi në vitin 2014 ishte rekomanduar dënimi me vdekje për Naqibullahun.

Ky ish komandant policor kishte hapur zjarr ndaj Niedringhausit dhe Gannonit pa paralajmërim më 4 prill 2014, derisa të ato ishin duke i mbuluar zgjedhjet presidenciale afgane afër qytetit juglindor, Khost.

Niedringhaus është vrarë menjëherë, ndërsa Gannon është plagosur me gjashtë plumba.

Kjo e fundit është duke u shëruar në vendin e saj, Kanada.

XS
SM
MD
LG