Ndërlidhjet

Konvoji i trupave amerikane arrin në Çeki


Ilustrim
Ilustrim

Një konvoj i trupave amerikane që po lëvizin nëpër Evropën Lindore ka arritur në territorin e Republikës Çeke.

Në një fushatë në “Facebook” dhe mediat pro ruse, aktivistët e kanë dënuar lëvizjen e këtij konvoji, duke kërkuar ndalimin e tij.

Mirëpo kundërshtarët ishin qartë më të pakët në numër, në krahasim me ata që kanë shkuar sot për të pritur trupat amerikane në tri dalje të kufinjve.

Nuk është raportuar asnjë incident.

Konvoji, “The Dragon Ride” e ka nisur xhiron nga Estonia, ka kaluar nëpër Latvi, Lituani dhe Poloni, para se të futet në Republikën Çeke, derisa është duke u kthyer në bazën e saj në Gjermani.

Kjo lëvizje ka për qëllim që të demonstrojë gatishmërinë e NATO-s, që të mbrojë anëtarët e saj.

Konvoji është përballur me mikëpritje të ngrohtë në Poloni dhe vendet baltike, vende këto që frikësohen se konflikti në Ukrainë rrezikon sigurinë e tyre.

XS
SM
MD
LG