Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov diskutuan për programin atomik iranian


Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet John Kerryt (djathtas) dhe Sergei Lavrovit
Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet John Kerryt (djathtas) dhe Sergei Lavrovit

Presidenca e Rusisë ka njoftuar sot se ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari i jashtëm amerikan, John Kerry, janë takuar në Lozanë të Zvicrës, për të diskutuar për statusin e negociatave atomike me Iranin dhe për “çështje të tjera kryesore ndërkombëtare dhe rajonale” në Lindjen e Mesme.

Ky takim, i cili ësht mbajtur mbrëmë vonë, u bë në fund të një dite të bisedimeve intensive me negociatorët iranianë për programin atomik të Iranit, pasi është afruar afati i arritjes së marrëveshjes kornizë, që është dita e nesrërme.

Parashihet që marrëveshja finale të arrihet deri në fund të muajit qershor.

XS
SM
MD
LG