Ndërlidhjet

Ban Ki-moon arriti në Irak


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka arritur sot në Bagdad të Irakut për tu takuar me kryeministrin, Haidar al-Abadi, dhe zyrtarët e tjerë të lartë.

Një zëdhënës i Ban Ki-moonit ka shkruar në rrjetin Twitter se shefi i OKB-së do ta “transmetoj mbështetjen e OKB-së” për popullin dhe qeverinë e Irakut “në këto kohë sfiduese”.

Forcat e qeverisë së Irakut, aktualisht, po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), të cilët kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriore dhe perëndimore, gjatë vitit të kaluar.

Forcat qeveritare irakiane po ndihmohen nga sulmet ajrore të kryera nga kolaicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG