Ndërlidhjet

Irani akuzon, SHBA përgënjeshtron


Ilustrim
Ilustrim

Irani thotë se nga sulmet me aeroplanë pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara janë vrarë dy këshilltarë iranianë në Irak, javën e kaluar, por Shtetet e Bashkuara thonë se janë sulmuar vetëm militantët e Shtetit Islamik (IS).

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë sot në një faqe në Internet, se sulmi ka ndodhur më 23 mars, pak kohë pasi kishin filluar sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në mbështetje të forcave të Irakut, që po përpiqen ta rimarrin kontrollin nga militantët e IS-it në qytetin Tikrit.

Agjencia AP e ka cituar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, që ka thënë se “koalicioni ndërkombëtar e ka pasur në shënjestër vetëm grupin Daesh”, që është një termin tjetër për grupin esktremist IS.

Pa u marrë direkt me pretendimin iranian, në kumtesën e ambasadës mëtutje thuhet se “të gjitha sulmet ajrore janë kryer nëpërmjet aleancës me qeverinë e Irakut dhe në mënyrë të plotë me Ministrinë e mbrojtjes” së Irakut.

XS
SM
MD
LG