Ndërlidhjet

Mustafa në interpelancë për 100 ditët e para të punës së qeverisë


Pamje nga Kuvendi i Kosovës
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të ballafaqohet sërish me opozitën në Kuvend. Kësaj radhe, ai është ftuar këtë të enjte më 2 prill, në debat rreth 100 ditëve të para të punës së qeverisë që drejton. Edhe këtë herë, interpelanca është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka konfirmuar pas takimit të Kryesisë së Kuvendit se interpelanca e kryeministrit Mustafa do të mbahet më 2 prill, pas orës 14:00, ngase të njëjtën ditë, gjatë paraditës do të ketë vazhdim të seancës nga java e kaluar.

Së fundit, Mustafa është përballur me opozitën edhe në lidhje me nismën për amandamentimin e Kushtetutës rreth themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

XS
SM
MD
LG