Ndërlidhjet

Karimov fiton mbi 90 % të votave


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Zgjedhor në Uzbekistan ka thënë se presidenti Islam Karimov ka fituar në zgjedhjet presidenciale që janë kritikuar nga vëzhguesit ndërkombëtar dhe janë hedhur poshtë nga kundërshtarët politik të tij që gjenden jashtë vendit.

Sipas rezultateve paraprake, thuhet se Karimov fitoi mbi 90 % të votave apo 17.2 milionë vota të banorëve me të drejtë vote.

Karimov, 77 vjecar, ka eliminuar shumicën e kundërshtarëve të tij politik gjatë 25 viteve të qëndrimit në pushtet dhe pritur që të rizgjedhet sërish president për një mandate të katërt.

XS
SM
MD
LG