Ndërlidhjet

Juncker dhe Mogherini e shtyjnë vizitën në Ukrainë


Juncker dhe Mogherini se bashku me nenpresidentin amerikan, Joe Biden
Juncker dhe Mogherini se bashku me nenpresidentin amerikan, Joe Biden

Shefja e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini e ka shtyrë vizitën e saj në Ukrainë të planifikuar për datën 30 mars, pasi të njëjten gjë e ka bërë edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Zyra e presidentit ukrainas, Petro Poroshenko ka thënë se Juncker i ka thënë Poroshenkos se ai po e shtyn vizitën për arsye shëndetësore.

Zëdhënsja e Juncker, Margaritis Schinas, ka shkruar në profilin e saj në ‘Tëitter’, se shtyerja e vizitës ka të bëj me një trajtim të vogël të gurëve në veshkë.

Një zyrtar i BE-së ka thënë se as Mogherini nuk do të shkojë në Kiev.

Të dy zyrtarët evropianë pritej të shprehnin përkrahjen e tyre për qeverinë pro perëndimore të Ukrainës e cila po përballet me kryengritjen e rebelëve pro rusë në lindje të vendit dhe me problem ekonomike.

XS
SM
MD
LG