Ndërlidhjet

Singapor:Tri akuza ndaj adoleshentit që ofendoi krishterimin


Singapor - Ilustrim
Singapor - Ilustrim

Një gjykatë në Singapore e ka dënuar një adoleshent rreth postimit të një video ku ai shprehët kritik ndaj një lideri të ndjerë të vendit dhe krishterimit në përgjithësi.

Në videon tetë minutëshe që është postuar në ‘YoTube’, 16 vjeçari, Amos Yee Pang Sang ka thënë se Lee Kuan Yeë, kryeministri i parë i Singaporit dhe Krishti Jezus janë të dy të “lig”.

Ai ka bërë edhe shumë kritika të tjera.

Video është hequr nga kanali i tij në ‘YoTube’, por kopje të saj janë përhapur me të madhe në media sociale.

Yee është arrestuar të dielën, të njëjtën ditë kur u mbajt funeral shtetëror për ish kryeministrin Lee, i cili vdiq në moshën 91 vjeçare.

Ai është akuzuar sot edhe me tri akuza, dy për ofendimin e krishterimit dhe burrshtetasit të ndjerë dhe një tjetër për dyshimin se ka transmetuar “materiale të pahijshme” në internet.

XS
SM
MD
LG