Ndërlidhjet

Akuzohen dy ish policë për shtypjen e ‘Euromaidanit’


Ilustrim
Ilustrim

Prokurorët e Ukrainës i kanë shtuar edhe dy zyrtarë të lartë të policisë së Kievit në listën e të dyshuarve që kërkohen rreth shtypjes së përgjakshme të protestës së “Euromaidanit”, në shkurt të vitit të kaluar.

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, ka thënë sot se ish shefi i policisë së Kievit, Valeriy Mazan dhe zëvendësi i tij, Petro Fedchuk, dyshohet se organizuan shpërndarjen e protestës në sheshin e pavarësisë në Kiev më 18 dhe 19 shkurt të vitit të kaluar.

Thuhet se 13 persona u vraë dhe 130 të tjerë u plagosën në ato data si rezultat i përdorimit të palogjshëm të forcës.

Vendndodhja e Mazanit dhe Fedchukit mbetën të paditura.

Mbi 100 persona në tërësi janë vrarë, përfshirë edhe 17 oficerë gjatë protestave të pro evropianëve në mes të 18 dhe 21 shkurtit 2014.

XS
SM
MD
LG