Ndërlidhjet

IS-i dyshohet se ka masakruar së paku 30 civilë


Ilustrim
Ilustrim

Një grup i monitoruesve të luftës në Siri thonë se Shteti Islamik ka masakruar së paku 30 civilë pasi e kanë sulmuar një fshat.

Obesrvatoriumi sirian për të drejtat e njeriut, ka thënë sot se militantët e Shtetit Islamik e kanë sulmuar dhe marrë nën kontroll Mabouja, fshat në pjesën qëndrore të Sirisë.

Drejtori i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman, ka thënë se sulmuesit e IS-it, “kanë ekzekutuar së paku 30 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, duke i djegur, duke iu hequr kokat dhe duke i gjuajtur me armë zjarri”.

Në mesin e viktimave raportohet të ketë myslimanë shiit dhe sunit.

Televizioni shtetëro sirian, raporton se forcat e sigurisë e kanë ndaluar një sulm terrorist, por nuk kanë përmendur viktimat.

XS
SM
MD
LG